Bahtiri: Dua të jem kryetar i Mitrovicës së bashkuar, qyteti të bëhet me një komunë

E publikuar: 27/11/2018 19:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot, katër kryetarë të komunave veriore të Kosovës, kanë dhënë dorëheqje.
Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zubin Potoku dhe Zveçani janë katër komunat të cilat nga sot kanë mbetur pa kryetar.

Mirëpo, për Mitrovicën e Veriut, siç duket zgjidhjen e ka Agim Bahiri, kryetari i Mitrovicës së Jugut.

Ai nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’ ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’i ndërmerr veprimet e nevojshme që menjëherë të shfuqizohet vendimi për ndarjen e Mitrovicës në dy komuna.

Ai është shprehur i gatshëm të bëhet kryetar i Mitrovicës së bashkuar.

Ky është postimi i tij i plotë:

Kërkoj nga Qeveria e Kosovës që t’i ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme ligjore, që menjëherë të shfuqizohet vendimi për ndarjen e Mitrovicës në dy komuna.

Qyteti i Mitrovicës tani duhet të bëhet me një komunë, ashtu siç ka qenë gjithmonë, ku në këtë situatë unë do të isha kryetar i Mitrovicës së bashkuar.