Baby G: U largova për probleme biznesi. Nuk e di arsyen pse kolegët më bënë të gjithë “block”!

E publikuar: 05/09/2017 12:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Javët e fundit është shkruar kudo në portale, se këngëtarja Baby G është shkëputur nga labeli “On Records” dhe ka nisur menjëherë të konfliktohet me ish-kolegët e grupit si dhe stafin menaxhues. Ditë më parë, Meti Elshani – një nga menaxherët e këtij labeli, në një prononcim për Blitz.al ka treguar se marrëdhëniet me këngëtaren nga Kosova në fakt nuk janë shkëputur plotësisht dhe se ai personalisht nuk ka pasur asnjë konflikt me këngëtaren.

Për Blitz.al, menaxheri u shpreh:

“Është e vërtetë që Baby G është shkëputur nga ne, por kjo ka ndodhur pjesërisht. Që do të thotë për sa i përket tregut internacional vazhdojmë ta menaxhojmë ne, ndërsa për sa u përket koncerteve në vendet shqipfolëse menaxhohet nga një tjetër person që është rënë në marrëveshje nga ne. Stafi menaxhues nuk ka pasur asnjëherë konflikte me të për asnjë arsye. Është e gjitha një marrëveshje e bërë me dëshirë dhe pranimin tonë…”N

Nga ana tjetër, pak ditë më parë, në një intervistë për “Mirage” ka qenë Baby G ajo që ka treguar versionin e saj të historisë. Edhe këngëtarja ka pohuar se mes saj dhe stafit nuk ka patsur asnjë konflikt personal por ajo që e ka habitur ka qenë sjellja e kolegëve, këngëtarëve të tjerë pjesë e labelit “On Records” me të cilët dikur kishte marrëdhënie shumë të mira.

“Unë kam dalë nga “On Records” për probleme biznesi. Kam menduar se është më mirë të largohem dhe të punoj vetë. Nuk dua të flas keq për ta pasi kam qenë pjesë e tyre dhe kam punuar me ta. I falënderoj për gjithçka kanë bërë për mua. Aty nuk kam problem me asnjë. “,- ka treguar këngëtarja.

Menjëherë pas daljes, anëtarët e tjerë të këtij labeli e larguan Baby G nga rrjetet sociale duke i bërë “block” dhe arsyen e vërtetë që fshihet pas kësaj mërie të tyre, Baby G shprehet se nuk e di ende.

“Kur kam parë që të gjithë më kanë bllokuar në rrjete sociale jam habitur. Të them të drejtën nëse ti nuk dëshiron të më kesh mua, mirupafshim, mua nuk më intereson. Por më është dukur shumë e çuditshme pasi me ata kam punuar për një vit e gjysmë dhe prisja mirëkuptim.
Mua “On Records” më ka ndihmuar por edhe unë kam qenë e talentuar. Nuk kam asgjë me ata. Tani nuk dua të bëj kontratë me asnjë label. Dua të shoh se çfarë do të bëj e vetme. Jam duke punuar tashmë me 3-4 projekte edhe pse nuk dua t’i tregoj ende gjërat. Duhet të vendos fillimisht. “,- ka rrëfyer ajo.

Krahas zërave për marrëdhëniet me ish-kolegët e saj, ajo është pyetur edhe për Noizyn, për të cilin flitet se së fundmi e ka mirëpritur atë në label-in e tij OTR.

“Më kanë komentuar shpesh për Noizy-n. Jemi thjesht shokë! Ai është një nga artistët më të mirë në Shqipëri, por jo unë nuk jam OTR. “,- përfundon Baby G.