Babel: Nëse Klopp e fiton titullin me Liverpoolin, do të bëhet legjendë e klubit

E publikuar: 07/02/2019 22:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Jurgen Klopp do ta shkruajë emrin në historinë e klubit angleze nëse arrin ta fitojë titullin e parë të Ligës Premier, sipas Markus Babbel.

Liverpooli u rrëzua nga vendi i parë në kampionat të mërkurën pas fitores 2-0 të Manchester Cityt ndaj Evertonit.

Babbel thotë se nëse Klopp arrin të shpallet kampion emri i tij do të jetë me emra si Kenny Dalglish, Bill Shankly dhe Bob Paisley.

“Do të jetë shumë ngushtë”, ka thënë fillimisht Babbel, që ka luajtur të Liverpooli nga viti 2000 deri në 2004.

“Man City ka pasur problemin e tyre këtë sezon, tani Liverpool po përballet me këtë çështje, por është e pamundur të jesh mirën gjatë gjithë vitit dhe kjo ndodh në futboll, por shpresoj që Liverpooli mund ta mbajë”.

“Klopp është një trajner fantastik, ai po sfidon një nga skuadrat më të mira në botë dhe nëse do ta fitojë titullin, duhet të mësohet me presionin”.

Jurgen Klopp (Getty Images)

“Ai [Klopp] është një pesë trajnerët më të mirë në histori të Liverpoolit. Tifozët po e ëndërrojnë titullin dhe nëse ai e fiton kampionatin do të bëhet njëri nga trajnerët më të mirë ndonjëherë në histori të Liverpoolit”, ka thënë Babbel.

Liverpooli ka mundësinë të kthehet lider të shtunën, ku takohet me Bournemouth në Anfield. /Telegrafi/