Babai thyen derën dhe gjen djalin e vdekur në banesë

E publikuar: 10/01/2017 20:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një 42 vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në apartamentin ku jetonte ndërsa afër tij u gjet edhe një qese me heroinë.

Rasti është regjistruar pasditen e 27 dhjetorit, kur 42 vjeçari i cili nuk identifikohet nga mediat italiane është gjetur i vdekur nga babai i tij.

Apartamenti ndodhet në një rrugë qendrore të Vareses në Itali.

Familja e të ndjerit u shqetësua pasi i afërmi i tyre nuk ua hapi telefonin çka më pas babai shkoi në banesën ku jetonte dhe përballë mungesës së reagimit, shqeu derën duke gjetur të birin e tij të vdekur në krevat.

I alarmuar, ka lajmëruar djalin tjetër dhe më pas policinë.

Policia vendase përjashton mundësinë që burri të jetë qëlluar me mjete të forta nga persona të tjerë, por mister mbetet qesja e drogës e hapur pranë tij, rreth gjysmë kilogram heroinë.

Vetëm autopsia dhe testet toksikologjike do të sqarojnë shkaqet e vërteta të ngjarjes, shkruan Ora News.