Babai shfrytëzoi kafshën e balsamosur që ta frikësoi të bijën (Video)

E publikuar: 19/02/2018 20:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kevin Carswell nga Karolina e Veriut në Shtetet e Bashkuara, e ka frikësuar të bijën me një rakun të balsamosur, që e vendosi në raftet e kthinës së ushqimeve.

Për ta bërë skenën sa më të besueshme, ai kishte hedhur në dysheme çipsa, ndërsa pyeste se kush mund t’i ketë hedhur, transmeton Telegrafi.

Adoleshentja ishte e qetë derisa kërkonte fshesën, derisa e pa kafshën dhe u frikësua në masë të madhe.

Videoja e postuar më poshtë, tregon momentin qesharak kur ajo largohet me nxitim dhe bërtet gjatë tërë kohës. /Telegrafi/