Babai pranoi më se 15 mijë telefonata, pas mahisë nga fëmijët e tij me reklamën ku kërkonin t’ia uronin ditëlindjen (Video)

E publikuar: 13/03/2019 19:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Chris Ferry nga New Jersey i Shteteve të Bashkuara, pranoi mijëra urime për ditëlindje, pas mahisë që bëri i biri tij me një reklamë gjigante.

Megjithëse mbushë 62-vjet më 16 mars, atë e telefonuan më se 15 mijë herë dhe i dërguan shumë mesazhe nga të panjohurit, nga Gjermania dhe Afrika, pasi që  reklama doli në rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.

Michael dhe Chris Jr, të njohur për mahitë e ndryshme në internet, vendosën të shpenzojnë 2,000 dollarë për këtë billboard, pasi nuk dinin çfarë t’i blinin për ditëlindje.

“Ishte e këndshme, deri sot në mëngjes. Pastaj më vinte t’i mbysja, sepse telefonatat më lodhën” ka thënë Ferry, pas interesimit të mediave.

Që kur ishin të vegjël, ata e kishin zakon të mahiteshin me babanë për ditëlindje, duke i kërkuar fshehtas kamerierit që të sjellë tortë me qira, rreth datës së ditëlindjes së tij.

Ata vendosën ta vazhdojnë traditën, duke huazuar për disa ditë reklamën gjigante, ku e vendosën edhe numrin e babai të tyre dhe kërkesën për urimet. /Telegrafi/