Babai nga Suhareka që miqtë ia djegën djalin për së gjalli, kërkon burgim të përjetshëm

11.12.2019 20:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Babai nga Suhareka që miqtë ia djegën djalin për së gjalli, kërkon burgim të përjetshëm

Gjykata Themelore e Prizrenit i ka dënuar me 57 vjet burgim Resmije Bytyqin, Murat Ademin dhe Fadil Fetahun për veprën penale vrasje e rënd.

Në këtë vend në fshatin Pecan, me duar të lidhura ishte sjellë Abedin Bytyqi nga fshati Semitshtë i Suharekës, në vitin 2016.

Ai ishte rrëmbyer në kërcënimin e armëve nga Murat dhe Reshat Ademi, të shtyrë nga bashkëshortja e të ndjerit Abedin Bytyqi.

Viktima ishte rrahur me mjete të forta, ndërkohë edhe ishte djegur i gjallë duke në këtë vend.

Krejt këto veprime përshkruhen në aktakuzën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, që e kishte ngritur ndaj Murat Ademit, Reshat Ademit, Remisje Bytyqit dhe Fadil Fetihut.

Madje Gjykata Themelore në Prizren, një muaj  më parë për këto për veprën penale vrasje e rëndë i  gjeti fajtorë Murat Ademin Resmije Bytyqin dhe Fadil Fetihun.

Gjykata gruan e të ndjerit e ka dënuar me 20 vjet burgim, Murat Ademin me 25 vjet burgim, ndërkaq Fadil Fetihun me 12 vjet burgim.

Por me këtë vendim të gjykatës ka mbetur i pa kënaqur babai i të Abedin Bytyqit, Avdiu i cili kërkon burgim të përjetshëm për autorët.

“Unë dua që përjetë me i dënu se pa kurgj ma kanë djegë djalin se me pas mbytë apet po mu djeg more njeri qysh me u djegë, qysh s’di çfarë shpirti ka, me ma djeg djalin për përdhunimet e veta që i kanë bo. Jam kundër prokurorit dhe se nuk e kanë kryer punën si duhet se nuk i kanë dënuar sa duhet. Unë lypi me i dënu këta përjetë se kanë djegë djalin”, ka thënë babai i viktimës.

Babai i viktimës thotë se djali i tij nuk kishte probleme me asnjëri.

“Ata e dijnë për çka ka ndodh, na nuk dimë kurrgjë, ata vet e dinë kanë punu ata punë të flliqta me drogë kanë shit gra e cika në baz të akuzava”, thotë babi i viktimës.

Për këtë vendim të Gjykatës Themelores tani avokati mbrojtës i familjes Bytyqi ka bërë ankesë në Gjyaktën e Apelit pasi janë të pakënaqur me lartësinë e dënimit dhe për lirimin nga të gjitha akuzat të Reshat Ademit.

“Ne kemi paraqitur ankesë për dy baza, për lartësinë e dënimit dhe për të akuzuarin Reshat Ademit pasi mendojmë se  provat e vërtetojnë se i njëjti ka marrë pjesë në kryerjen e kësaj vepre penale dhe konsiderojmë që gjykata do ta marrë për bazë. Ne jemi të pakënaqur pasi është liruar njëri pasi konsiderojmë që ka kryer edhe ai veprën dhe ka marrë pjesë”, thotë babi i viktimës.

Ndërkohë, ankesë në Gjykatën e Apelit kanë parashtruar edhe avokatët mbrojtës të të akuzuarve.

Këtë kanë konfirmuar avokati i Resmije Bytyqit Bashkim Nevzadi dhe mbrojtësi i Murat Ademit,  Hajrip Krasniqi.

Ata pretendojnë se klientëve të tyre u është shqiptuar dënim i lartë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


“Ndryshoni Antishpifjen”, KE i kërkon qeverisë të fusë në ligj të gjitha rekomandimet

“Ndryshoni Antishpifjen”, KE i kërkon qeverisë të fusë në ligj të gjitha rekomandimet

Mustafa: Deri në fund të javës të arrihet marrëveshja, ose të konstatohet që s’ka kushte për marrëveshje

Mustafa: Deri në fund të javës të arrihet marrëveshja, ose të konstatohet që s’ka kushte për marrëveshje

Edhe një tjetër ftes nga Gjykata Speciale

Edhe një tjetër ftes nga Gjykata Speciale

Arrestohen tre persona në Prizren për prodhimin dhe falsifikimin e mbi 4 milionë dollarëve

Arrestohen tre persona në Prizren për prodhimin dhe falsifikimin e mbi 4 milionë dollarëve

Rast i rëndë në Zvicër, kosovari 38 vjeçar kërcen nga kati i tretë dhe lëndohet rëndë

Rast i rëndë në Zvicër, kosovari 38 vjeçar kërcen nga kati i tretë dhe lëndohet rëndë

Kosova s’është imune nga virusi kinez

Kosova s’është imune nga virusi kinez

Vuçiq në Davos: Unë për dialogun dhe taksën, Thaçi për vizat

Vuçiq në Davos: Unë për dialogun dhe taksën, Thaçi për vizat

Haradinaj thërret për nesër mbledhje të Qeverisë

Haradinaj thërret për nesër mbledhje të Qeverisë

BE: Linja ajrore Prishtinë-Beograd s’do të ndikojë në qëndrimin e BE për statusin

BE: Linja ajrore Prishtinë-Beograd s’do të ndikojë në qëndrimin e BE për statusin

“Beteja” për 80 votat për miratimin e Ligjit të Prokurorisë Publike

“Beteja” për 80 votat për miratimin e Ligjit të Prokurorisë Publike

Çdo vit, një qytet më pak në Serbi

Çdo vit, një qytet më pak në Serbi

Aktakuzë për tentim vrasje

Aktakuzë për tentim vrasje

Kosnett: Trump ka punuar shumë për marrëveshjen për fluturimet Kosovë-Serbi

Kosnett: Trump ka punuar shumë për marrëveshjen për fluturimet Kosovë-Serbi

13 persona me gripin sezonal, katër prej tyre të shtrirë në Klinikën Infektive

13 persona me gripin sezonal, katër prej tyre të shtrirë në Klinikën Infektive

Shefi i Lufthansa-s: Kosova dhe Serbia po ndërmarrin një hap drejt afrimit me iniciativën amerikane

Shefi i Lufthansa-s: Kosova dhe Serbia po ndërmarrin një hap drejt afrimit me iniciativën amerikane

Momenti kur presidenti i ndjerë Ibrahim Rugova njoftoi se vuante nga kanceri

Momenti kur presidenti i ndjerë Ibrahim Rugova njoftoi se vuante nga kanceri