Babai me fëmijë u frikësuan nga peshkaqeni që bënte xhiro rreth tyre, para se t’ju “kafshonte” barkën (Video)

E publikuar: 19/04/2018 23:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Warren Brown ishte duke peshkuar me dy fëmijët e tij në brigjet e pjesës perëndimore të Australisë, kur pranë tyre shkoi në peshkaqen.

Gjallesa e gjatë afro katër metra, i tmerroi familjarët derisa bëri xhiro rreth tyre dhe ua kafshoi barkën, para se të largohej, transmeton Telegrafi.

“Ishte gjigant dhe qëndronte shumë pranë nesh, derisa nuk i ka shenjat e dhëmbëve në afërsi të motorit”, ka thënë Brown.

Megjithatë, kafshimi nuk ishte aq i fuqishëm, duke bërë që të mos shpërthehej lundra e gjatë katër metra e gjysmë.

Videoja e postuar më poshtë, e tregon vetëm pjesën e fundit të ngjarjes, pasi ata ishin të frikësuar dhe nuk iu kujtua të filmonin. /Telegrafi/