Babai mbyt aksidentalisht fëmijën e tij me traktor në Mamushë

E publikuar: 02/07/2020 10:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një fëmijë ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me traktor i cili ndodhi dje rreth orës 10:00 në Mamushë.

Sipas policisë derisa babi i viktimës ishte duke lëvizur me traktor me rimorkio, fëmija i tij ka rrëshqitur dhe ka rënë poshtë rimorkios.

Zëdhënësi i policisë Bajram Krasniqi, ka konfirmuar për Telegrafin se viktima ishte dërguar pa shenja jete në emergjencë.

“Raportohet se i dyshuari mashkull/kosovar derisa ishte duke lëvizur me traktor me rimorkio, dyshohet se fëmija i tij, ka rrëshqitur dhe ka rënë poshtë rimorkios. Viktima nga kalimtarët dërgohet në emergjencë ku mjeku konstaton se i njëjti është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML në obduksion”, tha Krasniqi.