Babai ia mbajti kokën të bijës që flinte, gjatë tërë udhëtimit me aeroplan – mijëra pëlqime në internet (Foto)

E publikuar: 14/09/2018 17:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shfrytëzuesi i Twitterit, Satar Gaza e ka postuar një fotografi, ku shihet një burrë i paemëruar që ka zgjatur dorën, në të cilën ka mbështetur kokën e bija tij.

Kjo ka zgjatur për 40 minuta, gjatë fluturimit me aeroplan prej një rezorti në Sharm El Sheikh deri në Kajro të Egjiptit, transmeton Telegrafi.

“E mbajti dorën nën kokën e së bijës, derisa aterruam. Askush nuk të do si prindërit”, ka qenë komenti përbri fotografisë së postuar.

Veprimi mbresëlënës i babait në aeroplan

Pas një kohe të shkurtër, imazhi grumbulloi afro 20 mijë pëlqime, ndërsa u shpërnda në shumë rrjete sociale.

“Prej njëshit deri në dhjetë, ky baba e ka notën 11” si dhe “ia vlen një dorë e mpirë, për dashurinë ndaj së bijës”, ishin dy prej komenteve të shumta.

Mësohet se adoleshentja kishte qenë shumë e lodhur, ndërsa stafi i aeroplanit nuk i kanë dhënë jastëk për të mbështetur kokën, me arsyetimin se nuk japin nëpër fluturime të shkurtra. /Telegrafi/