Babai i Krasniqit i kërkon atij ti “var dorëzat”, Krasniqi i kthen përgjigje

E publikuar: 15/10/2020 15:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Boksieri nga Kosova që mbron ngjyrat e Gjermanisë, Haxhi Krasniqi para ca ditësh ka fituar përballjen ndaj Dominic Boesel vetëm për tu kurorëzuar me titullin kampion bote në kategorinë WBA dhe IBO.

Përballja mes Krasniqit dhe Boesel vazhdoi për tre raunde, ku dy të parat ishin si të barabarta për të dy boksierët, por i treti doli të ishte fitimtar për Krasniqin. Ai e mbylli përballjen me “KO” pas dy gjuajtjeve të fuqishme me të djathtën ku e rrëzuan Boesel menjëherë. Referi nuk e pa të arsyeshme të numëronte deri në dhjetë, pasi ishte hera e dytë që gjermani rrëzohej, por që e dyta doli të ishte goditje e rëndë për Boesel.

Tani, 33 vjeçari nga Juniku po qëndron në Kosovë, ku sot ka dhënë konferencë për mediat kosovare dhe ka prezantuar titujt e tij në hotelin Swiss Diamond. Një ndër pyetjet e adresuara nga gazetarët drejt tij që tërhoqi vëmendje ishte rreth komentit që babai i tij kishte bërë pas meçit duke thënë se nëse do e dëgjonte atë, Haxhiu do duhej ti varte dorëzat pas kësaj përballje.

“Me pa ndëgju babën e nanën moti e kisha lon. Por jom unë, vetvetja. Normal që ata dhimtën ma të madhe e kanë pas deri sot edhe gjatë gjithë karrierës teme sidomos gjatë zhgënjimeve që na kanë ndodh, kanë vujt shumë edhe pse jom mundu para tyne mos me kallxu ni mangësi, ni mërzi ni diçka, gjithmonë jom mundu para tyne me pas ni buzëqeshje por ata i njohin më mirë se të gjithë, i njohin rrugt e mija, e dinë se sa rrugë kom bo, sa sa ushtrimet i kom bo, kështu që familja gjithmonë i kanë dridhjet ekstrem shumë të mëdhaja, kështu që menxi se presin at ditë kur e lo, se kanë hek shumë me emocionet e tyre. E normal që baba jem osht shumë i gzushëm nëse un e marr at vendim, por besoj që nuk është koha hala për at vendim, se hala nuk jom i mbushur qysh duhet nga ana e suksesit,” u përgjigj Krasniqi për mediat kosovare.

Si duket Haxhiu planifikon që të qëndrojë në profesion dhe nuk e ka ndërmend që të pensionohet në një të ardhme të afërt.