Babai i Furyt thotë se Joshua do të jetë kundërshtari radhës i djalit të tij dhe jo një rimeç me Wilderin

E publikuar: 05/12/2018 01:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tyson Fury do të dëshironte më mirë të ndeshje me Anthony Joshuan sesa të bënte një rimeç me Deontay Wilderin – ka pohuar babai i tij, John Fury.

54-vjeçari është impresionuar nga performanca e djalit të tij në duelin e fundjavës që shkoi në Los Angeles, në meçin që përfundoi baras kundër kampionit të botës në WBC.

Si gjithmonë, spektakël nga Fury gjatë duelit ndaj Wilderit (Foto: Harry How/Getty Images/Guliver)

Derisa vazhdojnë kundërthëniet për vendimin e gjyqtarëve, kanë nisur spekulimet për duelet e ardhshme të dy boksierëve.

Edhe Fury edhe Wilder u shprehën të gatshëm që të zhvillonin një rimeç në të ardhmen, ndërkohë që të dy kanë shprehur dëshirë të ndeshen me kampionin e unifikuar, Anthony Joshua.

Nga ana tjetër, këtë muaj do të zhvillohet edhe dueli ndërmjet Dillian Whyte dhe Dereck Chisora (22 dhjetor), porse babai i Furyt nuk mendon se ndonjëri prej tyre do të ishte kundërshtar i denjë për djalin e tij.

Dillian Whyte dhe Dereck Chisora (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Sipas tij, kundërshtari më i mundshëm i 30-vjeçarit është kampioni i botës në kategorinë e peshave të rënda në IBF, WBA dhe WBO.

“Instinkti im më thotë se ata do të shkojnë drejt rrugës për duelin ndaj Joshuas”.

“Ata po shkojnë drejt Joshuas. Ky ishte plani nga dita e parë. Tyson ishte një kurth dhe askush nuk mendonte se ai do ta bënte atë që e bëri ndaj Wilderit”, ka thënë John Fury. /Telegrafi/