Babai i Emiliano Sala pas lajmit për gjetjen e rrënojave të aeroplanit: Nuk mund ta besoj

E publikuar: 04/02/2019 19:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Babai i Emiliano Sala, Horacio, ka folur për dëshpërimin e tij pas zbulimit të avionit që mbante djalin e tij dhe që humbi në vendin e njohur si English Channel.

Hetuesit privatë konfirmuan të dielën se kishin gjetur rrënojat e avionit të dielën, dy javë pasi sulmuesi kishte humbur.

Ky lajm ka dëshpëruar familjarët e tij e në veçanti babanë e sulmuesit, Horacio Sala, i cili ka folur pas marrjes së lajmit.

“Nuk mund ta besoj këtë, jam i dëshpëruar”, ka thënë fillimisht Horacio Sala.

“Gruaja ime, dy fëmijët e mi dhe disa nga miqtë e Emilianos, të gjithë”.

“Unë nuk kam komunikuar me askënd sot”.

“Flas çdo ditë, por që kur telefoni im nuk ka Whatsapp, është e vështirë për mua t’i telefonoj ata ose për ata të më telefonojnë”, përfundoi Horacio për Cronica TV.

Ndryshe, edhe motra e sulmuesit ka dhënë disa mesazhe emocionuese pas lajmit për gjetjen e avionit në fund të detit. /Telegrafi/