Babai i Alabas: Real Madridi është i interesuar për birin tim

E publikuar: 21/05/2018 00:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Babai i David Alaba pranon se Real Madridi është i interesuar për mbrojtësin e krahut të majtë të Bayern Munichut.

Reprezentuesi austriak ka qenë një objektiv afatgjatë për Realin.

Edhe babai i tij, George, gjatë fundjavës konfirmoi për interesin e Mbretërve për Alaban.

“Gjithkush e di se Real Madridi është vërtet i interesuar për Davidin, por për momentin nuk mund të them asgjë”, ka thënë fillimisht babai i Alabas.

Alaba është njëri nga mbrojtësit më të mirë në qarkullim (Getty Images)

“Le të shohim se çfarë do të ndodhë këtë verë”.

“Nuk është koha për të folur për ekipet që iu intereson”.

“Interesimi i Madridit është tashmë i njohur për të gjithë, nuk është një sekret por tani nuk ka asgjë për të thënë”.

“Ju do të duhet të prisni deri në fund të sezonit për të parë çfarë mund të ndodh”, përfundoi babai i mbrojtësit të Bayernit. /Telegrafi/