Babai godet me grusht në fytyrë djalin e vogël (VIDEO)

E publikuar: 11/04/2015 16:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kjo video shokuese tregon se si një baba amerikan ndjek djalin e tij të vogël dhe e godet me grusht në fytyrë në një supermarket.

Djali bie menjëherë në tokë dhe nis të qajë, ndërkohë që babai vazhdon abuzimin, duke i bërtitur në fytyrë e duke e ngritur nga toka me një të tërhequr të krahut.

Fëmija i traumatizuar shihet duke vrapuar drejt një gruaje shtatzënë, e cila mendohet se është mamaja e tij.

23-vjeçari Justin Whittington është arrestuar dhe tani po zhvillohet një gjyq ndaj tij në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.