‘Babadimri’ sulmon në klubin e natës, 39 të vdekur në Stamboll

E publikuar: 01/01/2017 17:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sërish Turqia në qendër të sulmeve terroriste. Një person i armatosur ka qëlluar në një klub nate në Stamboll , në lagjen e Beshiktash, në pjesën europiane të qytetit.

39 janë të vdekur mes të cilëve 15 të huaj dhe 69 të plagosur. Atentatori hyri në lokaline famshëm, ‘Reina’, i veshur si Babagjyshi dhe ka hapur zjarr. E më pas është arratisur. Dëshmitarët dhe mediat locale flasin në fakt për 2-3 persona të armatosur.

Bilanci është bërë i ditur nga guvernatori i Stambollit Vasip Sahin, i cili ka folur për një sulm terrorist. Sahin shtoi se sulmi është bërë nga një person i vetëm. Në lokal sipas mediave vendase ishin të pranishëm rreth 700-800 persona, ndërkaq që kërkime kanë nisur dhe për persona të cilët janë hedhur në ujë kur ka nisur sulmi, pasi klubi i natës është buzë detit.

Për Vitin e Ri masat e sigurisë në Turqi ishin rritur, me 17 mijë policë në shërbim, disa prej tyre për ironi të fatit gjithashtu të veshur si Babagjysh, njësoj si atentatori.

/ Top Channel