‘Babagjyshërit e ngrirë’ në parakalimin e përvitshëm nëpër Krime (Foto)

E publikuar: 24/12/2018 01:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Banorët e veshur si Babagjyshër të Ngrirë, ekuivalenti i Babadimrave të zakonshëm, mbushën rrugët e Yaltas së Krimesë, në parakalimin e përvitshëm për festat e fundvitit.

Së bashku me ata që në gjuhën lokale i quajnë Ded Moroz, ishin edhe ato që njihen si mbesat e tij, apo ‘ndihmëset e ngrira’ të cilat zakonisht janë adoleshente, transmeton Telegrafi.

Këta Babadimra të të gjitha formave, bashkë me qindra ndihmëse të tyre, parakaluan për të nëntën herë nëpër qytetin e vogël të Detit të Zi.

Shumë njerëz ishin mbledhur nëpër të vetmen rrugë kryesore, që t’i shihni ata si ishin veshur, ndërsa festa kryesore u realizua në një plazh. Hapësira e bollshme, u mundësoi atyre të kryejnë disa rutina vallëzimi, për të përfunduar më pas me fotografi me të pranishmit.

“Lirisht mund të themi, se Yalta është kryeqyteti i Babagjyshërve të Ngrirë” ka thënë një prej organizatorëve, që po përpiqet ta bëjë këtë si atraksion turistik.

Gjatë këtij viti, ishin 800 pjesëmarrës të regjistruar – më të guximshmit prej të cilëve, sfiduan të ftohtin e mëngjesit dhe u lanë në det.

Pos banorëve të qytetit, pjesë e parakalimit u bënë edhe ata prej qyteteve tjera, ndërsa vitin që vjen, pritet të ketë edhe më  shumë vizitorë. /Telegrafi/