Baba denoncon të birin për rrahjen e drejtorit të burgjeve të Kosovës

E publikuar: 30/08/2017 12:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka identifikuar sulmuesit e Sokol Zogajt falë denoncimit të babait të njërit prej sulmuesve.

Ka qenë babai i njërit prej sulmuesve që i ka treguar Policisë së djali i tij, së bashku me dy persona tjerë, kanë rrahur drejtorin e Shërbimit Korrektues, shkruan Insajder. Ai i ka thënë Policisë se i biri i tij është paguar 500 euro për pjesëmarrjen në këtë sulm.

“Në mbrëmje duke shikuar lajmet, djali ka treguar se këtë person e ka rrahur sot dhe është paguar 500 euro”, i ka thënë Policisë, babai i sulmuesit. Me ta dëgjuar rrëfimin, ai ka shkuar në Polici dhe ka treguar.

Falë këtij bashkëpunimi, Policia ka identifikuar Blerim Abdullahun, Burim Zhejqiq dhe Guri Mulollin si sulmues, por ende nuk ka arritur t’i arrestojë ata.