Aziatikët ‘çmendurisht’ të pasur, shfaqin luksin e pafund në Instagram (Foto)

E publikuar: 14/08/2018 12:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Elly Lam është e bija e një miliarderi me bazë në Hong Kong, që po e kalon verën me jahtin e saj privat duke shëtitur nëpër Evropë.

Megjithëse ka bërë ndalesa të gjata në Ibiza, Londër, Budapest dhe Rimini, adoleshentja ka shkruar së fundmi se ‘nuk është gati të shkojë në shtëpi’, transmeton Telegrafi.

Në fakt, ajo është në mesin e shumë aziatikëve tjerë, që bëjnë pjesë në llogarinë The Rich Kinds of Singapore, të cilët shfaqin luksin e tyre të pafund në Instagram.

Aeroplanë privatë, jahte luksoze, hotele me pesë yje dhe sigurisht, dhoma përplot me rroba ekstravagante, nga shtëpitë më të njohura të modës.

Për dallim prej ‘fëmijëve të pasur’ që gjithçka trashëguan prej prindërve dhe kurrë nuk punuan asgjë, është një i ri që gjithçka ka fituar vet.

Kane Lim kur ishte 17-vjeçar, e nisi një biznes të vogël me përpunimin e këpucëve, ndërsa u bë milioner pas vetëm tri vitesh.

Tani që është 28-vjeçar dhe milionat e tij janë shtuar, jo çuditërish e ka një koleksion në vlerë të afro 400 mijë eurove me këpucë elegante si Louis Vuitton apo Gucci.   /Telegrafi/