Axha e shtyp aksidentalisht nipin për vdekje me traktor

E publikuar: 06/06/2016 18:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një fëmijë është shtypur për vdekje me traktor nga axha i tij. Ngjarja ka ndodhur aksidentalisht në Mamushë të Prizrenit.

Rastin e ka konfirmuar rreshteri i Policisë në Prizren, Vesel Gashi.

Ai për prizrenpress tha se aksidenti tragjik në Mamushë, ka ndodhur për shkak pakujdesisë së shoferit të traktorit, që në këtë rast ka qenë axha i viktimës.

“Fëmija ka marrë lëndime të rënda trupore, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë”, tha Gashi.

(Kosova Sot)