Avokati Koci: Specialja nuk do të ngritë aktakuzë ndaj të gjithë të dyshuarve

E publikuar: 09/12/2019 23:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Avokati Arianit Koci ka thënë se Gjykata Speciale nuk do të ngritë aktakuza ndaj të gjithë të dyshuarve ndaj të cilëve u ka lëshuar ftesa.

Profile të larta të politikës, që kanë qenë pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë marrë ftesa gjatë muajve të fundit nga Specialja. Shumë analistë kanë thënë se po pritet të vijë edhe aktakuza e parë nga kjo gjykatë që është në kuadër të legjislacionit të Kosovës.

“Specialja nuk do të ngritë aktakuzë ndaj të gjithë të dyshuarve”, ka thënë Koci në T7.

Ai po ashtu ka thënë se secili prej të ftuarve e di se në cfarë cilësie është thirrur.

“Të thirrurit nuk kanë obligim të përgjigjen ndaj publikut dhe të tregojnë se në çfarë cilësie po thirret”, ka thënë ai.