Avokati i Salih Mustafës nuk ka shumë fjalë pasi prokurori tha se kanë 5 dëshmitarë

E publikuar: 05/10/2020 16:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Julius Von Boné, avokat i ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Salih Mustafës, nuk ka pasur replika të gjata me Prokurorin e Specializuar në konferencën e Dhomave të Specializuara lidhur me ecurinë e çështjes në rastin e gjykimit të Mustafës,transmeton Express.

Pasi Prokurori i Specializuar tha se aktualisht mbështeten në 5 dëshmitarë për akuzat e ngritura kundër Salih Mustafës, avokati Von Boné nuk pati shumë komente, duke u mbështetur në ato që i ka thënë në seancën e parë gjyqësore ndaj klientit të tij.

“Nuk kam komente shtesë, përveç atyre që kam paraqitur me shkrim. Sa i përket fazës së hetimit apo numrit të dëshmitarëve, nuk mund të them asgjë definitive, por sasia e gjithë këtyre materialeve mbetet të shihet”, tha avokati.

Prokurori i Specializuar tha se do të mbështeten në këta 5 dëshmitarë edhe gjatë procesit gjyqësor, ndërsa ka shtuar se parashikojnë që listës së dëshmitarëve t’i shtohen edhe 11 të tjerë. Sipas tij, Prokruroria do t’i thërras 16 apo edhe më shumë dëshmitarë kundër Salih Mustafës.