Avokati i Popullit partive politike: Respektoni në mënyrë rigoroze masat anti-Covid

E publikuar: 13/01/2021 15:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Avokati i Popullit ka kërkuar nga partitë politike dhe qytetarët që t’i respektojnë masat anti-covid gjatë fushatës për zgjedhjet e 14 shkurtit, raporton Express

Përmes një komunikate për media, Avokati i Popullit ka deklaruar se duhet të respektohen në mënyrë rigoroze masat anti-Covid të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë dhe rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.
“Avokat i Popullit i bën thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe partive politike që të kenë parasysh situatën e krijuar nga pandemia Covid – 19, dhe gjatë aktiviteteve që ndërlidhen me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që do të mbahen më 14 shkurt 2021, të respektojnë në mënyrë rigoroze rekomandimet e IKSHP-së dhe masat e vendosura nga Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë për parandalimin e pandemisë COVID-19”, thuhet në deklaratën e Avokatit të Popullit.