Avni Zogiani kandidat i VV-së për kryetar të Fushë Kosovës

E publikuar: 22/08/2017 17:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar kandidaturën e Avni Zogianit për kryetar të Fushë Kosovës.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e kësaj partie në rrjetin social facebook.

Zogiani është zgjedhur si kandidat për kryetar nga aktivistët në qendrën e Fushë Kosovës.

Lexo postimin e plotë të VV-së:

Aktivistët e Qendrës së Fushë Kosovës, nëpërmjet parimit një anëtar një votë e kanë zgjedhur z. Avni Zogiani kandidat për kryetar të Fushë Kosovës. E urojmë z. Zogiani dhe aktivistët e Qendrës së Fushë Kosovës.