Avni Arifi provon ta arsyetojë delegacionin e madh të Kosovës në Bruksel

E publikuar: 28/02/2018 15:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i Stafit të kryeministri, që njëherit drejton dialogun teknik me Serbinë, Avni Arifi, ka provuar të sqarojë rreth numrit të lartë të personave të delegacionit të Kosovës, që qëndroi në Bruksel për dy ditë.
Arifi ka thënë se informatat se cka u diskutua në takimin e djeshëm në Bruksel, do t’i zyra e BE’së. Por, ai ka sqaruar se pse shkoi në atje vetë i 12-ti.

Ky është shkrimi i plotë i Arifit:

Të nderuar miq,

Ne, dje në Bruksel përfunduam bisedimet dy ditore me përfaqësuesit e shtetit serb të ndërmjetësuar nga BE. Se si kanë shkuar bisedimet jemi pajtuar që komentet të i bëj zyra për informim e BE-së. Për hirë tē korrektsisë do t’i përmbahem kësaj marrëveshje dhe kërkoj falje para të gjithë atyre gazetarëve që këto ditë ishin në kërkim të informatave që unë nuk munda të përgjigjem.

E ndjejë për obligim të bëjë një sqarim sa i përket përbërjes së delegacionit të Kosovës. Në këtë delegacion që unë e udhëheq kanë marrë pjesë vetëm edhe tre përfaqësues politik (Ardian Arifaj, Blerand Stavileci dhe Endrit Shala). Të gjithë anëtarët e tjerë të delegacionit janë ekspert të fushave dhe kriteri i vetëm i pjesëmarrjes ka qenë ekspertiza për fushën, pozita funksionale mbrenda institucionit relevant me marrëveshjen dhe pjesëmarrja e mëparshme në këtë proces të rëndësishëm për Kosovën. Me këtë rast falenderoj sekretarët e përgjithshëm të MD, MAPH dhe MPB, zyrtarin shtetëror për IBM, zyrtarët e KOST, zyrtarë nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, zyrtarin e ARBK-së, dhe zyrtarë të tjerë që me ekspertizën dhe dedikimin e tyre ndaj procesit bëjnë që ky proces të marrë drejtimin dhe epilogun e duhur./GazetaExpress/