Avioni “Solar Impulse 2” ulet në Hauai

E publikuar: 06/07/2015 02:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Solar Impulse 2″ është ulur me sukses në Hauai, pasi kreu një udhëtim pesë ditor përreth Oqeanit Paqësorë. Avioni u ul rreth orës 6:00 me atë lokale në aeroportin “Kalaeloa”. Ai drejtua nga piloti André Borschberg, i cili qëndroi më shumë se 100 orë vetëm në avion, me disa pushime të vogla gjatë fluturimit, duke thyer kështu rekordin për fluturimin më të gjatë vetëm në historinë e aviacionit.

“Solar Impulse 2″ është një version më i madh i avionit të parë me energji diellore, që ka qenë krijuar para 5 vjetësh. Ai i ka krahët të gjatë 72 metra dhe është më i madh se Boeing 747. Avioni ka 17 panele diellore tek krahët, të cilat e ndihmojnë për grumbullimin e energjisë për katër motorë elektrikë që fuqizojnë helikat e avionit.

“Solar Impulse 2″ nisi udhëtimin e tij më 9 mars në aeroportin “Abu Dhabi. Avioni ka ndryshuar vazhdimisht lartësitë, nga  8,000 metra gjatë ditës për të kapur rrezet e diellit, në 1,000 metra ndërsa fluturonte gjatë natës mbi oqean. Synimi i drejtuesve të projektit është që në 5 muaj t’i bien globit rreth e përqark me këtë mjet fluturues.