Avioni i mbuluar me diamante, kjo është supriza e Emirates për festa

E publikuar: 12/12/2018 08:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kompania e fluturimit nga Emiratet e Bashkuara Arabe “Emirates Airline”, ka vendosur që këto festa të habisë të gjithë udhëtarët. Ata kanë ngritur në qiell një avion ‘Boeing 777’, të veshur të gjithin me diamante. Agjencia postoi në ‘Twitter’ foton që tregon avionin që shkëlqen prej gurëve të çmuar dhe ka një efekt ndriçues mahnitës.
Pas publikimit të fotove në rrjetet sociale janë bërë komente të shumta dhe ka nga ata që nuk besojnë se imazhet janë reale. Por të gjitha këto fjalë i ka përgënjeshtruar arkitektja, e cila është marrë me projektin. Sara Shakeel është shprehur në një intervistë se imazhet janë të vërtetë dhe se e ka shumë të vështirë të besojë që ja ka dalë mbanë të bëjë atë që shumë arkitektë do dëshironin.