Avioni amerikan ndërpret ekzekutimin publik të ISIS-it dhe shpëton civilët

E publikuar: 17/05/2017 08:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një avion amerikan ka ndërprerë një ekzekutimin publik te Shtetit Islamik duke hapur zjarr mbi militantët dhe shpëtoi civilët ishin planifikuar të vriteshin , tha Ministria e Mbrojtjes.
Avioni ka ndërprerë ekzekutimin në një qytet sirian duke vrarë një nga xhihadistët me një raketë “Hellfire”, edhe pse të tjerët u arratisën.

Detajet e incidentit të 9 majit u zbuluan të martën nga Ministria siriane e Mbrojtjes, raporton “The Telegraph”

“Kur fugoni zbriti dy të burgosurit të prangosur para turmës, u bë e qartë se ISIS-i po organizonte një ekzekutim publik”, tha Ministria në një deklaratë.

Avioni po fluturonte një mision zbulimi kur vuri re një grup luftëtarësh të Shtetit Islamik , në një rrugë kryesore në qytetin Abu Kamal.

Duke pasur parasysh numrin e madh të civilëve të pranishëm, ushtarët amerikanë nuk mund të sulmoni të gjithë xhihadistët, kështu që vepruan me kujdes duke vrarë vetëm njërin prej tyre, sqaronte ministria