Avion supersonik, nga Londra në Nju Jork për vetëm 30 minuta (Foto)

E publikuar: 04/11/2015 18:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nëse ju është mërzitur gjendja aktuale e udhëtimit ajror, ditë më të mira do të vijnë në të ardhmen. Një inxhinier kanadez zbuloi konceptin për një avion supersonik, i cili do të fluturojë nga Londra për në Nju Jork për vetëm gjysmë ore.

Katër krahë, dy raketa dhe një sistem djegie të oksigjenit do të lejojnë avionin të fluturojë me shpejtësi 12000 km/h. Është e sigurt që nuk do të keni kohë as për të pirë një pije gjatë udhëtimit.

Avioni Skreemr është projektuar nga inxhinieri kanadez Charles Bombardier, i cili shpjegoi për uebsajtin Globe and Mail se si do të mund të fluturojnë rreth 75 pasagjerë nga një kontinent në tjetrin me një shpejtësi marramendëse. Avioni do të testohet fillimisht nga forcat ushtarake, dhe më pas do të përdoret edhe nga pasagjerët.

Edhe kompani të tjera ajrore na kanë paraqitur koncepte të avionëve super të shpejtë, por deri tani asnjë nuk është bërë realitet. Airbus, për shembull, aplikon çdo vit për një patentë të re për krijimin e avionëve supersonik, por deri tani asnjë nga këto patenta nuk është bërë realitet.

Por, nuk i dihet, ndoshta në një të ardhme jo shumë të largët do të mund të udhëtojmë nga një kontinent në tjetrin për shumë pak kohë. Ne mund të vazhdojmë të ëndërrojmë.