Avdyl Hoxha: Nuk jam veteran i luftës, më largoni nga lista!

E publikuar: 14/03/2015 00:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Avdyl Hoxha ka mohuar statusin e veteranit të luftës së UÇK-së. Ai është habitur kur ka parë emrin e tij në listën e veteraneve të luftës në Zonën e Pashtrikut.

“Më lejoni të ju informoj se unë Avdyl Hoxha nuk jam veteran dhe nuk kam aplikuar për status të veteranit, por për pjesëtar të luftës”, ka thënë ai.

“Unë do të shfrytëzoj të drejtën time të plotë për përmirësimin e këtij gabimi teknik, për largimin nga lista e veteranit. Ju falënderoj të gjithëve për mirëkuptim!”, ka thënë Hoxha, transmeton PrizrenPress.