Avdullah Hoti nesër merr zyrtarisht detyrën në zyrën e kryeministrit

E publikuar: 03/06/2020 18:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nesër do të mbahet ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës së kryeministrit të ri, Avdullah Hoti.

Kështu ka njoftuar Zyra e Kryeministrit të Kosovës nëpërmjet një njoftimi për media.

“Njoftohen përfaqësuesit e medieve se ceremonia e marrjes së detyrës nga Kryeministri i zgjedhur, Avdullah Hoti, do të mbahet nesër (E enjte, 04 qershor 2020) me fillim në ora 09:00.”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Sot, Hoti është zgjedhur kryeministër i Kosovës në Kuvendin e Kosovës me 61 vota për, 24 kundër dhe 4 abstenime.

Hoti është kryeministër i ri i Kosovës, pas koalicionit të Lidhjes Demokratike të Kosovës me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Nismën Socialdemokrate dhe minoritetet serbe e jo serbe.