Avdijaj fantastik, dy gola në fitoren e madhe të Grasshopperit (Video)

E publikuar: 20/11/2017 09:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Albion Avdijaj ka qenë hero i skuadrës së tij Grasshopper në përballje me Thunin.

Skuadra e famshme zvicerane ishte duke vuajtur për gol dhe trajneri Yakin vendosi ta aktivizoj super sulmuesin nga Kosova, Albion Avdiaj në minutën e 57-të.

Avdijaj në mënyrën më të mirë të mundshme e shpagoi besimin e trajnerit duke shënuar dy gola në fitoren 2-0 të Grasshopperit përballë Thunit.

Ishte fillimisht minuta e 74-të e ndeshjes kur gjakovari u asistua buku nga Leon Andresen dhe shënoi nga afërsia për 1-0.

E në minutën e 85-të erdhi edhe goli i dytë personal për Avdiajn.

Kësaj radhe ishte një kombinim i futbollistëve shqiptar që solli dyfishimin e rezultatit ku pas asistimit nga Nedim Bajrami, sulmuesi Avdiaj doli përballë portierit dhe me lehtësi e mposhti 2-0.

Përpos dy golave në kampionat Avdijaj ka shënuar edhe një tjetër në Kupën e Zvicrës.

23-vjeçari ka bërë edhe tre asistime për bashkëlojtarët e tij në kuadër të Kupës zvicerane.

Me këtë fitore Grasshopperi ka kaluar rivalin lokal Zurichun dhe tani zë pozitën e tretë në tabelë me 23 pikë të grumbulluara. /Telegrafi/