Avancon procesi nga kongresi amerikan, për shkarkimin e Trumpit

E publikuar: 11/01/2020 00:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefja e demokratëve në Kongresin amerikan, Nancy Pelosi dha miratimin e saj për dërgimin javën e ardhshme të aktakuzës së Donald Trump në Senat, kryesore për hapjen e procesit historik të shkarkimit të pritur deri në fund të muajit.

Demokratët dhe republikanët ishin përfshirë në një përballje që  prej akuzave, më 18 dhjetor, ndaj Donald Trump nga maxhoranca demokrate e Dhomës së Përfaqësuesve për abuzime me pushtetin dhe pengim të mbarëvajtjes së Kongresit në çështjen ukrainase.

Një proces do të organizohet tashmë në Senat, ku republikanët janë në maxhorancë, për të vendosur për shkarkimin ose jo të tij.

Duke marrë parasysh mbështetjen e madhe që ai disponon në radhët e tij, presidenti amerikan pritet të lirohet nga akuzat.