Avancimi politik i gruas në Gjilan, meritë e kryetarit Haziri

E publikuar: 04/04/2016 12:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në seminarin e organizuar nga organizata nacionale “lobi për barazi gjinore” në Shqipëri, kanë marrë pjesë gratë përfaqësuese të 26 Komunave të Kosovës, e me këtë rast edhe kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, Valentina Bunjaku Rexhepi, kryesusen e Grupit Joformal të Gruas, Rina Ahmeti si dhe drejtoresha e OJQ “Psikoterapeutet ne Veprim” Sevdie Musliu.

Ky seminar kishte temë diskutimi “Kriteret të cilat duhet të plotësohen që Kosova, të antarësohet në BE”, ku të gjitha përfaqësueset nga Komunat e Kosovës kanë dhënë kontribut të çmuar me diskutimet e tyre gjatë këtij debati si dhe të arriturat në permisimin e pozitës së gruas në vendimmarrje.

Me këtë rast ndër të tjerash kryesuesja e Kuvendit Bunjaku-Rexhepi, ka thënë se të arriturat në Komunën e Gjilanit në këtë drejtim janë evidente në barazinë gjinore.

“Në Komunën e Gjilanit arriturat janë evidente në fushën e barazisë gjinore si dhe përfshirjen e mbi 500 zonjave gjilanase në rrjetin lobues, çka ka ngjallur interesimin e jashtëzakonshëm të përfaqësuesve të Komunave të Kosovës”, ka thënë ndër të tjerash Bunjaku-Rexhepi.

Ajo këto merita në avancimin e femrës, ia dedikoi angazhimit dhe mbështetjes së madhe të kryetarit të Komunes së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili sipas saj çdo herë prinë në përkrahje të nismave të mira që janë në interes të qytetarëve.

Ndryshe, organizatorët e Lobit për Barazi Gjinore, takimin e radhës vendosën që ta mbajnë në Gjilan, pasi që Komuna e Gjilanit, u vlersua më e suksesshmja në të arriturat e performancës së gruas, krahasuar me Komunat tjera të Kosovës.