Autostrada e Kombit në terr, hajnat kanë vjedhur ndriçimin (Video)

E publikuar: 03/04/2015 21:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Probleme janë shpërfaqur në autostradën e kombit. Ndriçimi nuk po funksionon, pasi dikush i ka vjedhur telat e rrymës.

Në kompaninë Bechtel – Enka, e cila ka ndërtuar autostradën, thonë se rikthimi i ndriçimit nuk është punë e tyre.

“Ne e kemi përfunduar autostradën, e kemi ndriçuar autostradën, dhe ajo ka qenë e ndriçuar për një kohë, derisa u vjedh. Nuk jemi ne përgjegjës për çfarë vidhet në Kosovë”, ka thënë për Klan Kosova, zëdhënësja e Bechtel – Enka.

Ndërsa, rregullimin pritet ta bëjë Ministria e Infrastrukturës.

“Ne kemi plane ta rregullojmë ndriçimin dhe mjetet janë të siguruara në emër të mirëmbajtjes verore, dhe këtë do ta bëjmë brenda një kohe shumë të shpejtë”, kanë thënë në Ministrinë e Infrastrukturës.