Autoritetit Londineze heqin licencën e Uber

E publikuar: 22/09/2017 18:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Londra hoqi licencën e operimit Uber të Premten duke i dhënë një goditje të rëndë 3.5 milion përdoruesve të shërbimit taksi në fjalë në një prej qyteteve të më të pasura në botë.

Autoriteti i transportit të kryeqytetit Britanik tha se gjigandi i Luginës së Silikonit nuk përmbushte kushtet e nevojshme për të ushtruar aktivitetin dhe licenca nuk do të rinovohej pas datës 30 Shtator.

Uber, 40,000 shoferët e të cilit përbëjnë 1/3 e veturave private të qytetit, tha se do të apelonte vendimin e autoriteteve Londineze.

Humbja e licencës është një goditje e radhës ndaj Uber pas një periudhe të turbullt për kompaninë që kulmuan me shkarkimin e themeluesit dhe CEO-s së kompanisë Travis Kalanick.

Uber vlerësohet me 70 miliard dollar dhe një prej investitorëve kryesorë është Goldman Sachs.

Aplikacioni i shërbimit taksi është detyruar të tërhiqet nga disa vende të botës si Danimarka dhe Hungaria dhe ndërsa nuk i kanë munguar problemet edhe në SHBA. /PCWorld Albanian