Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare platformë online për ankesat e qytetarëve

E publikuar: 20/02/2019 22:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, duke nisur nga data 18 shkurt 2019, ka filluar zbatimin e një regjistri të ri, si një platformë për depozitimin e ankesave të konsumatorëve.

Platforma online e ankesave të qytetarëve krijon mundësinë për çdo konsumator dhe individ të depozitojë problematikën e tij për veprime dhe detyrime që lindin nga aktiviteti i operatorëve ekonomikë, të cilët ushtrojnë veprimtarinë në tregjet financiare jobankare, nën mbikëqyrjen e AMF-së.

Kjo Platformë është një mundësi e re për qytetarët, jo vetëm për të paraqitur shqetësimet e tyre, por edhe për të ndjekur më tej ecurinë hap pas hapi të problematikës së paraqitur, për të arritur deri në zgjidhjen përfundimtare të saj.

Fillimi i kësaj Platforme të re është një mundësi më shumë që u ofrohet qytetarëve për të trajtuar dhe zgjidhur problemet e tyre, duke realizuar kështu një nga misionet kryesore të punës së Autoritetit. AMF është e angazhuar dhe ka prioritet të punës së saj, mbrojtjen dhe edukimin e konsumatorit dhe investitorit.

Në linkun e mëposhtëm gjeni hapat që duhet të ndiqni për depozitimin e një ankese dhe ndjekjen e saj në faqen zyrtare të AMF-së.

Depozitimi i Ankesave Online