Autoritetet turke lëshojnë urdhër arreste edhe për 137 akademikë të tjerë

E publikuar: 02/11/2016 14:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Autoritetet turke kanë lëshuar sot urdhër arreste për 137 akademikë, për shkak të lidhjeve të tyre të dyshuara me klerikun mysliman, për të cilin Ankaraja thotë se e ka orkestruar tentim puçin ushtarak më 15 korrik, raporton CNN Turk.

Formalisht, Turqia i ka arrestuar më shumë se 37 mijë njerëz, si dhe tashmë i ka pushuar apo suspenduar 100 mijë shërbyes civilë, gjykatës, prokurorë, policë dhe të tjerë, në një spastrim të paparë deri më tani, transmeton Express.

Qeveria turke thotë se është duke çrrënjosur përkrahësit e Fethullah Gulenit, i cili jeton në mërgim të vetë imponuar në Shtetet e Bashkuara qysh prej vitit 1999, nga mekanizmat shtetërore dhe pozita të tjera të rëndësishme.

Por, Gulen vazhdimisht i ka mohuar akuzat e Ankarasë, si dhe e ka dënuar puçin e dështuar nga anëtarët mashtrues të ushtrisë turke./Express/