Autoritetet Gjermane mbyllin uebsajtin e të majtës ekstreme

E publikuar: 22/09/2017 05:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjermania mbylli një portal interneti të së majtës ekstreme duke e akuzuar për nxitje të dhunës muajin e kaluar gjatë Samitit të G20-ës në Hamburg.

Ministri i Brendshëm Gjerman tha se përdorimi i sajtit linksunten.indymedia është një krim.

Policia konfiskoi kompjuterat dhe disa armë pas bastisjes së zyrave të aktivistëve në rajonin jug-perendimor të Baden-Wuerttermberg.

Dhjetëra protestues anti-kapitalisë u përplasën me policinë gjatë Samitit. Në një cicërimë, ministria e brendshme Gjermane përshkroi portali si “qendra e ekstremistëve të së majtës ekstreme.”

Raportohet se sajti ishte përdorur për të shkëmbyer ide dhe metoda të dhunshme protestimi si dhe për të shpërndarë përmbajtje të dhunshme anti-kushtetuese.

Televizoni Gjerman ARD tha ditën e Premte se Policia kishte bastisur ambientet e sajtit ku kishte gjetur thika, shkopinj, tuba dhe llastiqe.

Ndalimi do të thotë se ofruesit e shërbimeve të internetit (ISP) duhet të bllokojnë qasjen tek uebsajti në fjalë ndërsa përdoruesit duhet të paralajmërohen.

Nganjëherë sajtet ndërmarrin masa evazive për të shmangur bllokimin duke kaluar në një server Proxy ose në Tor.

Në Hamburg, pothuajse 200 policë u dëmtuan lehtë nga përplasjet me protestuesit e maskuar në Korrik. /PCWorld Albanian