Autoritetet Britanike të shqetësuara për përdorimin e Kaspersky nga institucionet shtetërore

03.12.2017 00:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Autoritetet Britanike të shqetësuara për përdorimin e Kaspersky nga institucionet shtetërore

Agjencia Britanike e sigurisë kibernetike paralajmëroi ditën e Premte institucionet shtetërore të cilat përdorin antiviruse të kompanive Ruse duke vënë përsëri në shënjestër Kaspersky Lab.

Në një letër dërguar departamenteve shtetërore, drejtori i Qendrës Britanike për Siguri kibernetike, tha se antiviruset e krijuar nga kompani Ruse nuk duhet të mbahen në sistem të cilat kanë informacione që mund të dëmtojnë sigurinë e vendit.

Ai tha se agjencia e tij është në bisedime me Kaspersky Lab për të zhvilluar një sistem me të cilin mund të vlerësojnë produktet e saj për tu përdorur në Britani.

Përdorimi i Kaspersky është i ndaluar për institucionet shtetërore në SHBA pas shqetësimeve se softueri i kompanisë mund të përdoret për përgjim nga autoritetet Ruse.

“Jemi në bisedime me Kaspersky për të ndërtuar një strukturë me të cilin mund të testojmë në mënyrë të pavarur produktet e kompanisë,” shprehej kreu i agjencisë.

Kaspersky vazhdimisht ka mohuar akuzat lidhur me sigurinë e produkteve të kompanisë duke thënë se ato vinë si rezultat i rritjes së tensioneve mes Moskës dhe Washingtonit në vitet e fundit.

Eugene Kaspersky, shefi ekzekutiv the bashkëthemeluesi i firmës presigjioze të sigurisë kibernetike, beson se kompania e tij është në qendër të një sulmi të orkestruar për shkatërrimin e reputacionit të tij.

Në Verë Kaspersky Labs u vu në qendër të kritikave pas raportimeve mediatike se kishte ndihmuar inteligjencën Ruse për të përgjuar SHBA-të.

“Ky sulm mediatik është i orkestruar,” tha Kaspersky gjatë një konference për shtyp në Londër më 28 Nëntor.

“Sepse në të njëjtën kohë erdhën sulmet jo vetëm nga medias por edhe qeveria Amerikane dhe FBI-ja…”

Kur u pyet nëse i ishte kërkuar të ndihmonte inteligjencën Ruse ai u përgjigj: “Ata kurrë skanë kërkuar diçka të tillë. Kurrë!” /PCWorld Albanian

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
Konkurs për gazetarë dhe praktikantë
artikull i sponzorizuar


Urina mund të na ndihmojë ta përcaktojmë se sa vjet jemi me të vërtetë

Urina mund të na ndihmojë ta përcaktojmë se sa vjet jemi me të vërtetë

Justin Kluivert ëndërron të luajë për Barcën

Justin Kluivert ëndërron të luajë për Barcën

Si ndryshon fytyra nga ora 7 e mëngjesit në 7 të mbrëmjes (Foto)

Si ndryshon fytyra nga ora 7 e mëngjesit në 7 të mbrëmjes (Foto)

Të ardhurat e Microsoft arrijnë shifra rekord

Të ardhurat e Microsoft arrijnë shifra rekord

Dembele drejt largimit nga Tottenhami, klubet e Milanos në ‘luftë’ për belgun

Dembele drejt largimit nga Tottenhami, klubet e Milanos në ‘luftë’ për belgun

Microsoft finalizon blerjen e GitHub

Microsoft finalizon blerjen e GitHub

Shkronja e parë e emrit ju tregon si jeni në shtrat

Shkronja e parë e emrit ju tregon si jeni në shtrat

UEFA dënon Rumaninë për koret raciste ndaj Kosovës

UEFA dënon Rumaninë për koret raciste ndaj Kosovës

Benzema apo Suarez, Busquets apo Casemiro? Barcelona-Real Madrid, formacioni më i mirë i kombinuar

Benzema apo Suarez, Busquets apo Casemiro? Barcelona-Real Madrid, formacioni më i mirë i kombinuar

Pas një pritjeje të gjatë WhatsApp sjell stickerat

Pas një pritjeje të gjatë WhatsApp sjell stickerat

“Pikë sociale” për ata që sillen mirë: Vlerëson me megafon veprimet e shfrytëzuesve të udhëkryqit (Video)

“Pikë sociale” për ata që sillen mirë: Vlerëson me megafon veprimet e shfrytëzuesve të udhëkryqit (Video)

Mourinho: Nuk jam besimplotë që De Gea do ta rinovojë kontratën

Mourinho: Nuk jam besimplotë që De Gea do ta rinovojë kontratën

Zgjidhni problemet me venat e zgjeruara: E gjitha që ju nevojitet e keni në kuzhinë!

Zgjidhni problemet me venat e zgjeruara: E gjitha që ju nevojitet e keni në kuzhinë!

Vlera e Twitter rritet pavarësisht rënies së numrit të përdoruesve

Vlera e Twitter rritet pavarësisht rënies së numrit të përdoruesve

Figo: Hazard i duhet Real Madridit

Figo: Hazard i duhet Real Madridit

Sony: Ata që ndryshojnë ID-në e tyre në PlayStation humbasin çdo gjë

Sony: Ata që ndryshojnë ID-në e tyre në PlayStation humbasin çdo gjë