Autoritetet Amerikane paralajmërojnë rikthimin e mashtrimit online “Secret Sister Gift Exchange”

E publikuar: 15/11/2018 06:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një mashtrim online ku përdoruesve u premtohen në sezonin e pushimeve 36 dhurata nëse ata dërgojnë 10 dollarë është rikthyer.


“Secret Sister Gift Exchange” u bë e njohur në 2016-ën dhe me shumë gjasa mund ta keni hasur tek Facebook i ndonjë miku.

Kjo fushatë është një skemë ilegale dhe piramidale.


“Dëshironi të bëheni pjesë? Duhet të blini një dhuratë me vlerë 10 dollarë dhe më pas do të përfitoni 6-36 dhuarata në këmbim,” shkruan një prej postimeve.

Përdoruesit inkurajohen të ftojnë të tjerët për tu bërë pjesë. Nuk ka garanci se përdoruesit do të marrin atë që u premtohet madje duhet të jepni edhe informacione personale si adresa e shtëpisë.

Autoritetet Amerikane kanë paralajmëruar qytetarët të shmangin këtë skemë.

Mashtrimi është vënë re ditët e fundit në Facebook, Instagram dhe Twitter. autoritetet thonë se të prekurit komunikohen nga e-mail-i apo media sociale. /PCWorld Albanian