Automobili turk quhet TOGG, ja veçorite e makinës totalisht Made in Turkey

E publikuar: 27/12/2019 20:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Automobili i Turqisë është më shumë se një automobil.

Ky automobil, i cili ka distancën më të gjatë të akseve të këtij segmenti, brenda 30 minutave do të arrijë 80 për qind të kapacitetit të karikimit.

Me platformën modulare elektrike automobili do të ketë dy opsione, 300+ dhe 500+ kilometra distancë me një karikim, ndërsa do të jetë i kyçur vazhdimisht me qendër dhe përditësimet do të mund të bëhen nëpërmjet lidhjes 4G dhe 5G.

Prototipi i parë prodhim vendor i Turqisë u prezantua të premten me një ceremoni organizuar në Gebze/Kocaeli me pjesëmarrjen e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan).

“Sot po dëshmojmë një ditë historike për vendin tonë, realizimin e ëndrrës 60-vjeçare. Mbi 100 inxhinierë turq punuan ditë e natë për realizimin e prototipit të automobilit të Turqisë”, tha Erdoan në fjalën e rastit në ceremoni.

Prototipi është projektuar dhe zhvilluar nga Grupi i Iniciativës Automobilistike (TOGG) dhe prodhimi në seri i makinës elektrike do të fillojë në vitin 2022.