Automjetet mund të qarkullojnë në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit

E publikuar: 07/04/2015 16:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rruga Kaçanik-Hani i Elezit është e qarkullueshme për automjete. Por, organet përgjegjëse në këtë aks rrugor, sipas transmetuesit publik, porosisin shoferët që të kenë kujdes dhe që të respektojnë shenjat e komunikacion të cilat janë të vendosura për gjatë rrugës
Tri pika janë problemetake në të cilat vazhdon të ketë rrëshqitje të dheut, e cila kohë pas kohe po pengon qarkullimin e automjeteve në rrugën kryesore nga Kaçaniku për në Han të Elezit.

Ministria e Infrastrukturës po bënë ç’është e mundur për tejkalimin e kësaj situate tha u.d së sekretarit të Ministrisë së Infrastrukturës Besnik Hajdari

“Çdo ditë dalin në inspektim për të parë se si është gjendja. Po ashtu jemi të angazhuar që të kemi një plan rezervë që të jemi sa më ta angazhuar së bashku me Kompaninë e mirëmbajtjes. Kemi dy tre pika të zeza të cila janë më problematike. I lusim qytetarët dhe vozitësit që ta kenë vëmendjen të na ndihmojmë ta tejkalojmë këtë problem, dhe me përmirësimin e kohës ne do të dalim me plan konkret për sanimin e gjendjes”, tha ai.

Ndërkaq menaxheri i rrugëve për rajonin e Ferizajt, Avdyl Ymeri tha se në këtë rrugë kompania për pastrimin e rrugës është 24 orën në detyrë dhe reagon menjëherë për largimin e dheut dhe gurëve nga rruga

“Kompania reagon menjëherë kur paraqitet ndonjë erodim. Bashkëpunimi me policinë është i mirë. Kisha apeluar tek qytetarët që të kenë durim dhe të na krijon mundësi për të punuar. Ngase nganjëherë po kemi pengim nga ta. Duhet të jenë pak më tolerant ngase kjo është fuqi madhore dhe nuk kemi se çka bëjmë”, theksoi ai.

Me kërkesë të Drejtorisë së Hekurudhave të Kosovës pjesëtarët e FSK po vazhdojnë punimet për rregullimin e shtratit të Lumit Lepenc, e cila kishte rrezikuar qarkullimin e transporti hekurudhor tek vendi i quajtur uji i thartë. Qarkullimi si në atë rrugor dhe hekurudhor është i kalueshme por që megjithatë duhet pasur kujdes gjatë përshkrimit të këtij aksi rrugor.

/express/