Autobuzi bie në humnerë në Lima

E publikuar: 04/01/2018 04:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia in Peru tha se është rritur në 48 numri i të vdekurve nga aksidenti me një autobus udhëtarësh që u rrëzua në humnerë pranë kryeqytetit Lima. Autobusi, që mbante 50 udhëtarë, u godit nga një kamion me rimorkio dhe ra drejt e në bregun e oqeanit paqësor. Ekipet e shpëtimit punuan gjatë gjithë natës për të nxjerrë trupat pa jetë nga vendi i ngjarjes. Autoritetet thanë se të paktën 6 persona u plagosën nga përplasja, ku shpejtësia mund të ketë qenë shkaku kryesor. Aksidenti ndodhi në një kthesë të rrezikshme në rrugën e quajtur “Kurba e Djallit”.