Autobusi përplaset me një autoveturë në Bulqizë, 6 të plagosur

E publikuar: 15/10/2016 17:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e 6 personave ka ndodhur pasditen e së shtunës në aksin rrugor Bulqizë-Peshkopi, ku një autobus është përplasur me një autoveturë.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “3 çezmat”, ku autobusi me targa AA 925 FO është përplasur me autoveturën tip “Peugeot” me targa AA 714 MU.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur 6 persona, identiteti i të cilëve ende nuk është bërë i ditur. Një prej tyre është dërguar në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Shkaqet e këtij aksidenti janë ende të paqarta, policia po punon për zbardhjen e aksidentit.
(Foto e ilustruar)