“Austrian Airlines” ka bërë zgjidhje për udhëtarët e aeroplanit që ateroi mbrëmë në Beograd

E publikuar: 07/11/2016 16:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një prishje motori në avionin e linjës Vjenë – Prishtinë i kompanisë ajrore Austrian Airlines, ka detyruar pilotin e kësaj kompanie që të bëjë ulje emergjente në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit.

Kontaktuar nga Gazeta Express, ushtruesi i detyrës së zëdhënësit në Aeroportin ‘Adem Jashari”, Driton Hyseni, ka thënë se kompania i ka sistemuar të gjithë udhëtarët dhe i

“Austrian Airlines, të gjithë udhëtarët i ka sistemuar në udhëtime”, ka thënë Hyseni. Ai shpjegon  aeroplani i kësaj kompanie ka ateruar në aeroportin “Nikola Tesla”, të Beogradit, për shkak të një problemi teknik.

“Ka pasur probleme teknike aeroplani, kapiteni i Austrian Airlines ka vendos që ta ulë aeroplanin në pistën më të afërt e cila ka qenë në Beograd”, ka thënë më tej Hyseni.