Austria vazhdon angazhimin e saj në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën

E publikuar: 14/02/2020 15:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka priti sot në takim ambasadorin austriak në Prishtinë, Christoph Weidinger me të cilin bisedoi për proceset integruese dhe për mbështetjen e integrimit evropian të Kosovës.

Ambasadori Weidinger theksoi se qeveria e re austriake do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në rrugën e saj evropiane dhe do të angazhohet edhe më tej në procesin e liberalizimit të vizave, dhe se Austria mbështet dialogun në mes Prishtinës dhe Beogradit.

Ndërsa ministri Reka falënderoi ambasadorin Weidinger dhe shtetin austriak për përkushtimin e tyre për të ndihmuar Kosovën dhe gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ndryshe, Austria është investitori i katërt më i madh në Kosovë përmes projekteve në arsim, shkencë, ekonomi. Po ashtu, është investitori më i madh në fushën e arsimit të lartë.