Austria do të penalizojë platformat online nëse nuk reagojnë ndaj gjuhës së urrejtjes

03.09.2020 17:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Austria do të penalizojë platformat online nëse nuk reagojnë ndaj gjuhës së urrejtjes

Austria ka në plan të detyrojë platformat kryesore të internetit si Facebook dhe Google të fshijnë përmbajtjen e paligjshme brenda disa ditësh nën kërcënimin e një gjobe deri në 10 milionë euro, njoftoi të enjten qeveria në Vjenë, përcjell Infosot.

Ligji austriak për gjuhën e urrejtjes në internet, i cili aktualisht po punohet, do t’u referohet platformave që kanë më shumë se 100 mijë përdorues dhe të ardhura vjetore prej më shumë se 500 mijë euro, njoftoi ministrja e Drejtësisë Alma Zadic.

Ajo shtoi se ligji do t’u japë viktimave të fyerjeve dhe abuzimeve në internet mundësinë për t’i raportuar ato në një mënyrë të shpejtë dhe të lirë.

“Interneti nuk është një vend i paligjshmërisë. Sundimi ynë i ligjit vlen edhe për internetin,” tha Zadiq në një konferencë shtypi.

Zadiq, emigrantja e parë që u bë ministër në Austri, ku ajo iku me prindërit e saj para luftës në Bosnjë e Hercegovinë kur ishte dhjetë vjeç, është vetë një viktimë e mesazheve fyese.

Ajo ka thënë se i ka marrë këto mesazhe që kur mori detyrën në janar dhe ato janë kryesisht natyra seksiste, antiemigrante ose antimyslimane, megjithëse Zadic nuk është myslimane.

Platformat do të duhet të vendosin sisteme të raportimit të gjuhës së urrejtjes që mund të arrihen lehtësisht, të caktojnë një person kontakti për përdoruesit dhe të raportojnë ankesat e marra një herë në vit, thotë ligji.

Përmbajtja që ka natyrë të qartë kriminale duhet të fshihet brenda 24 orëve nga marrja e ankesës dhe përmbajtja tjetër e paligjshme brenda shtatë ditësh.

Shqetësimet për gjuhën e urrejtjes janë rritur në të gjithë botën vitet e fundit. Ligji gjerman i miratuar në vitin 2018 ka pasur deri tani ndikim të kufizuar dhe Berlini ka bërë thirrje për veprim më të fortë të Bashkimit Evropian mbi këtë çështje./KP/

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Vaksina anticovid më shpejt se sa e kishim imagjinuar në treg

Vaksina anticovid më shpejt se sa e kishim imagjinuar në treg

Aksident mes tri veturash në Rrugën e Kombit, vdes një prej shoferëve

Aksident mes tri veturash në Rrugën e Kombit, vdes një prej shoferëve

Joe Biden letër Agim Rexhepit: Zoti ju bekoftë!

Joe Biden letër Agim Rexhepit: Zoti ju bekoftë!

Ministrja Serbe refuzon Cakaj si “Qytetar Nderi” i Bujanocit: Akuzoi Serbinë për krime lufte dhe gjenocid

Ministrja Serbe refuzon Cakaj si “Qytetar Nderi” i Bujanocit: Akuzoi Serbinë për krime lufte dhe gjenocid

OVL UÇK reagon pas vazhdimit të mandatit të Speciales

OVL UÇK reagon pas vazhdimit të mandatit të Speciales

Daut Haradinaj: Nuk hyhet në Kosovë duke kaluar mbi varrezat masive e eshtrat e shqiptarëve të masakruar

Daut Haradinaj: Nuk hyhet në Kosovë duke kaluar mbi varrezat masive e eshtrat e shqiptarëve të masakruar

Vdes nga Covid-19 një shtatzënë në QKUK

Vdes nga Covid-19 një shtatzënë në QKUK

Komuna e Prishtinës vendos t’i ndihmojë mediat me 100 mijë euro

Komuna e Prishtinës vendos t’i ndihmojë mediat me 100 mijë euro

AstraZeneca do të bëjë teste shtesë për vaksinën antiCOVID-19

AstraZeneca do të bëjë teste shtesë për vaksinën antiCOVID-19

Vazhdon mandati i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar

Vazhdon mandati i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar

​Lajçak informon Bundestagun për dialogun Kosovë-Serbi

​Lajçak informon Bundestagun për dialogun Kosovë-Serbi

10 viktima dhe 656 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

10 viktima dhe 656 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

​Kurti: Qeveria Hoti nuk është legjitime – ja kur duhet të zgjidhet presidenti i ri

​Kurti: Qeveria Hoti nuk është legjitime – ja kur duhet të zgjidhet presidenti i ri

​BE kritikohet për anshmëri në dialogun Kosovë-Serbi

​BE kritikohet për anshmëri në dialogun Kosovë-Serbi

Shaip Kamberi vendos flamurin shqiptar në Kuvendin e Serbisë

Shaip Kamberi vendos flamurin shqiptar në Kuvendin e Serbisë

Kërcënohet zëvendësministri Zafir Berisha

Kërcënohet zëvendësministri Zafir Berisha