Australianët në festivalin që mbledhë ata të cilët i prenë flokët anash dhe i lënë bishtalecat e gjatë (Foto)

E publikuar: 23/02/2019 19:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është një stil flokësh që e shohim në albumet e vjetra familjare dhe mbase turpërohemi sepse edhe ne i kemi pasur dikur flokët kështu, por ja që diku ende vazhdon të mbahet me fanatizëm.

Gjatë kësaj fundjave, në një hotel në Kurri Kurri të Australisë, zhvillohet edicioni i dytë i festivalit “Mullfest” që mbledhë ata të cilët i prenë flokët anash, teksa mbajnë bishtaleca të gjatë, transmeton Telegrafi.

Flokëtarja Laura Johnson, duke parë interesimin e madh të njerëzve që prejnë flokët në këtë formë, e ka organizuar për herë të parë këtë aktivitet, që menjëherë mblodhi 150 vet.

Pjesëmarrësit që janë kryesisht australianë, garojnë në kategori të ndryshme, si “mulleti” siç e quajnë ata këtë stil, i përditshëm, i shprishur, serioz, i vjetër dhe për të rinj.

Kur shpërblimet të jenë ndarë, ata festojnë së bashku dhe festojnë për atë që e dëshirojnë më së shumti, flokët që i konsiderojnë si përpara serioze, ndërsa ato në pjesën e pasme si një aheng që kurrë nuk përfundon. /Telegrafi/