Australi, hyn në fuqi ligji për martesat e homoseksualëve

E publikuar: 10/01/2018 11:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dhjetëra çifte të të njëjtit seks në Australi shkëmbyen të martën premtimet e martesës, ndërsa hynë në fuqi ligjet që legalizojnë martesën e homoseksualëve.

Një nga personat e martuar të martën, Diana Ribeiro tha se kjo ditë nuk ndryshon forcën e dashurisë për tjetrin, por është një mundësi për barazi dhe për të qenë më në fund të ligjshëm në Australi.

Në dhjetor 2017 parlamenti i Australisë votoi për legalizimin e martesës brenda të njëjtit seks, kjo pasi një anketim mbarëkombëtar dëshmoi se një shumicë dërrmuese ishte në favor të vendimit.